Bëhet inaugurimi i tri mbushësve elektrik për vetura në kryeqytet, shërbim ky që do të ofrohet falas për qytetarët.
Në këtë inaugurim mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai tha se ky projekt ka rëndësi të madhe sepse u jep qytetarëve mundësi të mira dhe e zhvillon qytetin.
“Sot po e bëjmë përurimin e stacioneve të para të mbushësve për makinat elektrike në bashkëpunim me Procredit Bank, këtë projekt e kemi nisur gati që një kohë, me idenë që ta ndihmojmë qytetin”.
“Prishtina pas një punë 1 vjeçare hyn në grupin qyteteve të BERZh-it, dhe ku do ketë projekte të mëdha, përfshirë këtu edhe autobusët elektrikë, që për herë të parë janë në Kosovë si dhe projekte të tjera shumë të rëndësishme”, tha Ahmeti.
Claus Peter Zeitinger nga ProCredit Bank, tha se është e rëndësishme realizimi i këtij projekti dhe duke e pasur parasysh nga përvojat personale.
“Është kënaqësi të jemi këtu, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, dhe është lehtësi e madhe, duke nisur nga përvojat personale”, tha Zeitinger.
Këtë projekt e ka mirëpritur edhe kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, raporton EO.
“Është përuruar ky stacion, ku ne e kemi përkrahur këtë projekt, dhe është stacioni i parë, dhe këtë herë akullin e ka thyer Procredit Bank. Andaj ftoj të gjithë qytetarët të pajisen me kartela dhe ta kenë parkingun falas për mbushje”.