Ballina E spikatur MAN. CITY OFERTË STRATOSFERIKE PËR HARRY KANE, GATI 185 MILIONË EURO

MAN. CITY OFERTË STRATOSFERIKE PËR HARRY KANE, GATI 185 MILIONË EURO

Harry Kane do vetëm Manchester City-n dhe nuk do të prezantohet për fazën përgatitore me Tottenham.

Në Angli nuk kanë dyshime, sulmuesi i Spurs dëshiron ti bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës. Numri një i Tottenham, Presidenti Daniel Levy, i ka hapur dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit.

Kane konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, dhe vlerësimi i kartonit është goxha i lartë. Kalimi i futbollistit nën urdhrat e Guardiolës mund të hyjë në listën e transferimeve më të kushtueshme të historisë së futbollit. Sipas Sky Sports kartoni i lojtarit kushton rreth 160 milionë paund, shumë e baras-vlefshme me rreth 185 milionë euro.

Një shifër e madhe, dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, Kane do të zinte vendin e dytë në listën e futbollistëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave.

Para tij do të mbetej vetëm Neymar, që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Kane do të linte pas Mbappe që u ble sërish nga klubi i sheikëve për 180 milionë euro. Sipas tabloidit anglez The Sun, kalimi i Kane nga Tottenham te Manchester City mund të konkretizohet shumë shpejt.