Tashmë Kosova e ka një medalje nga këto Lojëra Olimpike falë Distria Krasniqit e cil fitoi të artën dje në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Ndërkohë, nesër do të paraqiten Akil dhe Nora Gjakova. Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ai fillon garën rreth orës 04:00.
Në anën tjetër, Nora Gjakova gjithashtu e nis garimin e saj nesër. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen. Nora do ta fillojë garimin pas orës 05:00.