Mohamed Salah ka zbuluar se ai ndien mungesën e ish-shokut të skuadrës, Philippe Coutinho, i cili është transferuar te Barcelona në merkaton e janarit për 160 milionë euro. Egjiptiani, i cili ka luajtur me Roma-n para transferimit te klubi anglez verën e kaluar, ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me “Cou”.
“Më mungon”, ka thënë Salah për “Marca”. “Ishte miku im, një djalë shumë i mirë. I uroj të gjithë të mirat te Barcelona sepse është një lojtar i pbaesueshëm, me shumë cilësi. Jam krenar që kam luajtur me të”. Ndërsa Coutinho nuk po shkëlqen në Spanjë, siç pritej, shoku i tij, Salah po vazhdon të magjepsë në Premier League. 25-vjeçari realizuar 2 gola në barazimin 2-2 të marrë nga Liverpool kundër Tottenham të dielën e kaluar dhe ka shkuar në 21 gola të realizuar në 25 ndeshje të luajtura këtë sezon në kampionat.
“Harry Kane? Është një lojtar i madh, në dy vitet e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë. Kane luan si numër 9 dhe ka më shumë raste për të shënuar se unë. Unë dua të fitoj dhe të shpallem golashënuesi më i mirë i kampionatit, por të shohim se çfarë do të ndodhë. A mund ta fitojë Liverpool Champions League? Gjithçka mund tyë ndodhë në futboll. Jam shumë i entuziazmuar për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Salah.