14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare janë kthyer në Shqipëri nga Siria.Për t’i pritur ata në aeroportin e Tiranës ka dalë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Fëmijët dhe gratë e riatdhesuara ishin duke qëndruar në kampin Al Hawl në Siri.
Kryeministri Rama tha se kthimi i këtyre personave nga “kampi i ferrit” është mundësuar pas një operacioni të ndërlikuar dhe me rreziqe.
Rama njoftoi se edhe një operacion i ngjashëm është duke u studiuar për të sjellë edhe persona të tjerë nga Siria.Për të kthyerit, sipas kryeministrit, do të përkujdesen ekipe të posaçme deri në riintegrimin e tyre.