Osmani ia dorëzon Ambasadorit të ShBA-së Medaljen Presidenciale për Beau Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një ceremonie shtetërore ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnett, për Beau Biden, djalin e Presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Osmani në fjalën e saj tha se familja Biden i ka dhënë dritë Kosovës teksa nderoi Beau Biden-in me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit, teksa shtoi se angazhimi i Joe Biden për ta bërë vendin e tij dhe botën më të mirë është i pakapërcyeshëm, ku foli fjalë të mëdha për djalin e ndjerë të tij, Beau-në, i cili pas luftës në Kosovë kishte shërbyer në trajnimin e prokurorëve vendës.

Kurse, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në video-mesazhin dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se familja Biden ndjehet mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau ra në dashuri me ta.

Beau ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”, tha Biden në video-mesazh dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.