Barcelona ka konfirmuar lajmin e pabesueshëm, ylli i skuadrës, Lionel Messi nuk do rinovojë kontratën.
Argjentinasi pritej të zyrtarizohej sonte, por shkaku i disa problemeve në momentet e fundit, çdo gjë u ndalua.
Tani, Barcelona përmes një komunikate konfirmoi se pavarësisht marrëveshjes së arritur, Messi nuk do rinovojë.
“Pavarësisht që u arrit marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Messit që të nënshkruhet kontrata, nuk do ndodh shkaku i problemeve ekonomike (rregullat spanjolle)”, shkruhet në komunikatë.
PSG dhe Man City në të kaluarën ishin të interesuara për Messin