TikTok është aplikacioni më i fundit që kopjon Snapchat-in. Gjigandi social ka konfirmuar hyrjen e opsionit të ri, “Story”. Tashmë edhe përdoruesit e tij mund të hedhin foto e video që fshihen automatikisht pas 24 orësh.
TikTok po e teston opsionin e ri përpara se ta bëjë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformës. Duket se përmbajtja e shpejtë, jo-afatgjatë është trendi i mediave sociale të cilat po përpiqen të tejkalojnë njëra-tjetrën në garën për të patur sa më shumë përdorues.
TikTok është aplikacioni i fundit që bën një ndryshim në opsione duke kopjuar Snapchat-in, pas WhatsApp. Ky i fundit integroi opsionin e mesazheve foto e video që vetëshkatërrohen pasi marrësi i ka hapur.