Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe thuhet se ka kompletuar takimin me presidentin Nasser Al-Khelaifi.
Francezi ka refuzuar rreth gjashtë kontrata të ofruara deri më tani, ngase kontrata momentale i skadon vitin tjetër dhe dëshiron sfidë të re.
Mbappe mesa duket nuk është bindur as nga transferimet e PSG-së dhe sot (e enjte) është takuar me Al-Khelaifi duke ia bërë të ditur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid këtë verë.
Gazetari i Gazzetta dello Sport, Alessandro Grandesso e ka dhënë këtë deklaratë të bujshme, derisa ende nuk dihet është e vërtetë.
“Kylian Mbappe u takua me zyrtarët e PSG-së, ai dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet Real Madridit në verë. Takimi me Al-Khelaifi u zhvillua”, shkroi ai.
Ndërkohë, deri më tani, PSG ka refuzuar të nis negociatat me Realin për fituesin e Kupës së Botës.