Kompania Boston Dynamics ka arritur edhe një herë të bëjë përshtypje me arritjet e saj.
Boston Dynamics ka lëshuar imazhe të reja të robotëve të saj të quajtur Atlas, duke kryer “stërvitje akrobatike”.
Kompania pretendon se ky është një nivel i ri dhe një arritje e rëndësishme kur bëhet fjalë për mësimin e robotëve ndaj sjelljes njerëzore, përfshirë trajnimin në terrenin e trajnimit me pengesa, përcjell Telegrafi.
“Robotët Atlas kanë kryer lëvizje komplekse pengesash për herë të parë dhe është pothuajse e përsosur”, ka thënë kompania.
Projekti Atlas ka ekzistuar për më shumë se dhjetë vjet dhe ka hasur në shumë vështirësi, por po përparon vazhdimisht.