Muhamet Ramadani ka zënë vendin e shtatë në hedhjen e gjylës 6 kg në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.
Atleti ynë në gjashtë tentimet e finales, hedhjen më të mirë e pati 18.97 metra. Vendin e parë e zuri kubanezi, Juan Gomez, me 19.73 metra.
Ramadani, nuk arriti të përsërisë rezultatin 19.92 m. të arritur një muaj më parë, kur u bë kampion i Evropës për U-20.
Sipas trajnerit të tij, Shaban Ramadani, kushtet klimatike bënë që Muhameti të mos arrij rezultat më të mirë.
I urojmë më shumë fat dhe suksese Metit në garat e ardhshme ndërkombëtare.