Ballina E spikatur Kosova me dy medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit për...

Kosova me dy medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit për kadetë

Boksierët, Luan Morina dhe Suela Canolli kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit për kadetë e cila është mbajtur në Bosnje Hercegovinë, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Morina e fitoi medaljen e tij në kategorinë deri në 66 kilogram, kurse Canolli në kategorinë -57 kilogramë, e cila kjo e fundit ishte kualifikuar direkt në gjysmëfinale, njofton Klankosova.tv.

Kampionati Evropian i Boksit për kadetë është mbajtur prej 10 deri më 21 gusht. Pjesë e ekipit kosovarë ishin tre garues ku po ashtu edhe drejtësinë e ndau edhe gjyqtari, Latif Demolli.