Pirja e ujit është shumë i rëndësishëm për trupin tonë, pasi mundëson mirëfunksionimin e qelizave, indeve dhe organeve. Hidratimi ynë është më se i nevojshëm pasi ne dehidratohemi çdo moment, edhe nëpërmjet procesit të frymëmarrjes.
Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë. Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
7:00 – Gota e parë
Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit. Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
9:00 – Gota e dytë
Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
11:30 – Gota e tretë
Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
13:30 – Gota e katërt
Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
15:00 – Gota e pestë
Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
17:00 – Gota e gjashtë
Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
20:00 – Gota e shtatë
Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
22:00 – Gota e tetë
Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini. Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.