PSG po mendon për shitjen e Kyilan Mbappe

PSG tani seriozisht është duke konsideruar shitjen e Kylian Mbappes këtë afat veror, kështu se paku raporton mediumi francez “RMC Sport”.

Francezi ka refuzuar brenda vitit gjashtë propozime të PSG-së duke iu bërë më dije që dëshiron kalimin te Real Madrid.

Oferta e fundit që u refuzua nga Mbappe ishte gjashtë vite kontratë me rritje page, derisa kërkesën për largim ia ka treguar drejtorit sportiv, Leonardos.

Tani, RMC Sport raporton se PSG është duke menduar shitjen e Mbappes, ngase lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Kjo nuk është e gjitha, mediumi francez bën me dije se javëve të fundit garës i është bashkuar një klub anglez, emri nuk është bërë i ditur.

Por, Real Madrid nga ana tjetër është duke përgatitur ofertën e parë dhe në rast që dy klubet do takohen, atëherë mundësitë e largimit janë shumë të mëdha.