Pas Eintracht Frankfurtit edhe një ekip tjetër nga Bundesliga ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.
Bëhet e ditur se është Borussia Moenchengladbachu që po synon transferimin e Muriqit gjatë kësaj vere.
E ardhmja e Muriqit te skuadra e Lazios mbetet e paqartë, pasi trajneri i ri, Maurizio Sarri ende nuk e ka marrë një vendim të prerë.
Muriqi iu bashkua vitin e shkuar Lazios nga Fenerbahçe, por nuk bindi me paraqitjet e tij.
Këtë sezon, ai u aktivizua vetëm tetë minuta në fitoren e Lazios 3:1 në udhëtim ndaj Empolit.
Sulmuesi 27-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.