Ballina E spikatur Shikoni në 3D detajet e Samsung Galaxy S21 FE

Shikoni në 3D detajet e Samsung Galaxy S21 FE

Pasardhësi i shumëpritur i smartphonet Samsung Galaxy S20 FE ka zbuluar “fytyrën” e tij në modele të hollësishme 3D.

Modelet 3D u publikuan nga eksperti i njohur i Twitter Evan Blass. Ai siguroi një pasqyrë të pamjes së Galaxy S21 FE të bardhë, jeshile, gri, vjollce dhe blu nga të gjitha këndet.

Siç pritej, dizajni ndjek hapat e serisë Galaxy S21, ka një modul të madh kamera që është në ngjyrën e panelit të pasmë.

Pajisjes i është dhënë një ekran SuperAMOLED 6.4 inç me një ritëm të rifreskimit prej 120Hz, dhe mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 888 ose Exynos 2100 me 6/8 GB RAM dhe 128/256 GB memorie të brendshme.

Në pjesën e pasme është kamera kryesore prej 32 MP, si dhe ultra-gjerë prej 12 MP dhe telefoto prej 8 MP.

Smartphone pritet të mundësohet nga një bateri 4500 që mbështet karikimin 45W. Samsung do të zbulojë Galaxy S21 FE në muajin shtator. /Telegrafi/