QEVERIA NDAN 15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë një sërë vendimesh.

Në këtë mbledhje, u vendos që të ndahen 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit.

Vendimi është në zbatim të masës 1 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Njoftimi i Qeverisë:

“15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS

Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit”.