E konfirmuar, Ronaldo ka kërkuar largimin nga Juventusi. Jorge Mendes po diskuton me Cityn për kontratën e CR7 që mund të jetë deri më 2023.
Fabrizio Romano nga burime të sigurta, ka bërë të ditur se tashmë CR7 ka kërkuar largimin nga Juventusi. Sipas Romanos, i ka kërkuar Zonjës së Vjetër që ta shesin këtë verë dhe klubi më i mundshëm është Manchester City, që raportohet në shumë media se është gjithçka e kryer tashmë.
Romano gjithashtu shkruan në Twitter se Manchester City po punon për ofertën zyrtare drejt Juventusit për blerjen e CR7. Edhe Juve është duke pritur për ofertën e City dhe CR7 s’do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit.
Nëse Ronaldo transferohet në City, e Mbappe në Madrid, derisa tashmë Messi është transferuar në PSG – padyshim se kjo verë do të mbahet mend si vera më e çmendur në tregun e transferimeve.