MBI 56 MIJË PERSONA JANË VAKSINUAR NË GJITHË KOSOVËN

Më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, deri në mesditën e së shtunës. Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, mbi 150 persona janë imunizuar me vaksinën “Astra Zeneca”. Ndërkohë që në gjithë Kosovën të shtunën janë vaksinuar më shumë se 300 persona.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili shtoi se ka një numër të qytetarëve të cilët janë në pritje të vaksinimit.

“Në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 150 persona të vaksinuar. Përderisa kemi një numër të qytetarëve të cilët janë në pritje të vaksinimit. Ndërsa, nëse flasim në nivel vendi deri më tani veç kanë kaluar shifrat mbi 300 të vaksinuar. Ndërsa, nga totali i përgjithshëm aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 56 mijë e 500 persona të vaksinuar”, ka njoftuar Bardhi.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave. Aktualisht qytetarët po vaksinohen me 38 mijë dozat e vaksinës Astra Zeneca, të cilat janë donacion nga COVAX. Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars.