LAJM I MIRË, MBYLLET MJEKËSIA SPORTIVE PËR PACIENTËT ME COVID 19

Mjekësia Sportive sot është mbyllur për pacientët me Covid 19.

Që nga fillimi i pandemisë, qendra e Mjekësisë Sportive ishte duke u përdorur si Klinikë Infektive.

Lajmin e ka konfirmuar Artan Ahmeti, mjek përgjegjës për Mjekësinë Sportive. Ai uroi që asnjëherë kjo qendër të mos hapet për pacientët me Covid 19.

Postimi i plotë i Artan Ahmeti:

Sot Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive) është mbyllur. Shpresoj se asnjeherë nuk do të hapet për pacientët me sëmundje COVID-19, për çka edhe ishte e destinuar.

Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të pacientëve të hospitalizuar në këtë Klinikë.

Të gjithë këta kanë bërë që kjo Klinikë të bëhet ndër klinikat më të preferuara për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19. Kjo për shkak të angazhimit të secilit (mjekë, infermierë, si dhe staf mbështetës) 24h/7 ditë të qëndrojë pranë pacientëve për çdo nevojë dhe kërkesë të tyre.

Veçanërisht dua të falenderoj :

– Z. Lulzim Gashi, Kryeinfermier i Klinikës, i cili nuk ishte veç kryeinfermier i Klinikës, por ai është angazhuar 24/7 për çdo gjë që nevojitej në Klinikë (reanimimin e pacientëve, transportin e pacientëve, rregullimin/montimin e monitorave, shtretërve të pacientëve, etj, etj etj.)

– Dr. Hamza Selmani, Dr. Violeta Kamberi dhe Dr. Luan Keka të cilët vullnetarisht u transferuan nga klinikat e tyre në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive). Me ndihmën e tyre u mundësua përcjellja ditore (follow up) e pacientëve me analiza dhe ekzaminime të nevojshme. Ky edhe ishte çelësi i suksesit të trajtimit të pacientëve hospitalor.

– Dr. Valbon Krasnqi – drejtor i SHSKUK-së, Dr. Lulzim Emini – udhëheqës i Komitetit të SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe znj. Lirije Beqiri – Drejtoreshë e Infermierisë në SHSKUK-së për mbështetje të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe.

– Të gjithë infermierët që vullnetarisht vazhduan të punojnë në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) me javë dhe me muaj të tërë edhe pasi e kishin përfunduar ciklin obligativ një mujor.

– Drejtorët e Klinikave: Klinikën Infektive (Dr. Lindita Ajazaj dhe Dr. Izet Sadiku), Klinikën e Pulmologjisë (Dr. Rukije Mehmeti, Dr. Musa Hoxha), Klinika e Anestezionit (Prof. Nehat Baftiu), shefat e MIQ-COVID (Dr. Naim Kuqi dhe Dr. Gazmend Spahiu), për bashkpunimin e shkëlqyer që kemi pasur.

– Drejtorët e të gjitha atyre Klinikave: (Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë, Gastroenterologjisë, Endokrinologjisë, Nefrologjisë, Neurologjisë, Alergologjisë, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Ortopedisë, ORL, Oftalomologjisë, Kirurgjisë Abdominale, Urologjisë, K. Torakale, K. Vaskulare, K. Plastike, Neurokirurgjisë, Pediatri, Neonatologji, Gjinekologji, Hematologjisë etj.) që dërguan dhjetëra specialistë, specializantë dhe infermierë për të dhënë kontributin e tyre në këtë Njësi.

– Si dhe në fund falenderoj familjen time për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe, ku shumicën më të madhe të kohës nuk isha pranë tyre.

Respekt