Vera po afron dhe ajo që na bezdis së tepërmi është celuliti! Celuliti është produktiviteti e depozitave yndyrore, poshtë lëkurës dhe rezultatet janë disa gropëza që prishin pamjen tuaj. Për disa femra është tepër e vështirë që ta heqin qafe, por nuk është aspak kështu!
Këto janë disa nga gjërat për të cilat ju duhet të informoheni rreth celulitit, në mënyrë parandalimin ose largimin e tij:
1. Celuliti zakonisht është gjenetik
Disa femra janë më të predispozuara të iu krijohet celulit më tepër, sepse celuliti i ka rrënjët në strukturën e lëkurës dhe është gjenetike gjithashtu.
2. Celuliti mund të shkaktohet nga toksina
Një nga shkaktarët kryesorë të celulitit janë toksinat nga një diet aspak ideale, kështu që të ushqyerit mirë është thelbësore. Ushqimi i përpunuar duhet të shmanget patjetër.
3. Një diet e shëndetshme është shumë e rëndësishme në eliminimin e celulitit
Një diet e shëndetshme, e pasur me antioksidant dhe lëndë të tjera ushqyese lejojnë që trupi juaj, në mënyrë natyrale, të largoj yndyrna të tepërta në trup. Dieta ideale konsiston në përdorim të lartë të fibrave dhe përfshin fruta të freskëta.
4. Muskujt tuaj janë çelësi
Faktori më i rëndësishëm për të larguar celulitin janë ushtrimet fizike të kryera rregullisht. Ushtrime të cilat kanë si objekt dhe shënjestër zonat në të cilat shfaqet celuliti.