Superliga e Kosovës në Basketboll do të fillojë më 15 shtator

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në Basketboll do të fillojë më 15 shtator, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë xhiro do të ketë duele klasike si ajo e gjysmëfinales së Superkupës, në mes të Trepcës dhe Yllin, Prizreni me Rahovecin dhe Peja kundër Bashkimit.

Kurse kampioni në fuqi i Superligës, Prishtina do të ndeshet me Dritën që është rikthyer në elitën e basketbollit kosovarë.