Ballina E spikatur Trajneri i Greqisë: Kosova është një kombëtare tepër e fortë

Trajneri i Greqisë: Kosova është një kombëtare tepër e fortë

Kosova dhe Greqia do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Trajneri i Greqisë, John van Schip, në konferencën për media, ka lavdëruar skuadrën e Kosovës. Sipas tij, Kosova është një Kombëtare tepër e fortë dhe dita ditës po rritet edhe më shumë.

Duke bërë krahasimin me ndeshjet e kaluara mes Kosovës dhe Greqisë, Schip ka thënë se ato dy ndeshje duhet të harrohen dhe ata duhet të fokusohen në ndeshjen e radhës.

Ka qenë dy ndeshje tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tillë. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosova dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”, ka thënë Schip.

Duke folur për Kosovën, Schip ka thënë se është një Kombëtare e fortë me lojtarë shumë të shpejt.

Ne kemi luajtur dy ndeshje me Kosovën dhe ata  janë shumë të fortë. Kanë lojtarë të shpejt dhe mendoj se është një skuadër që po zhvillohet, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fitojmë. Ata dëshirojnë të fitojmë, ne dëshirojnë të fitojnë. Është një lojë që secili e kërkon rezultatin e vet. Mendoj se atë do ta vendosin detalet”, theksoi ai.