Pritet të ndërtohet në pjesën perëndimore të SHBA, ku mund të jetojnë 5 milionë njerëz
Një qytet i ri me emrin Telosa, pritet të ndërtohet në shkretëtirën amerikane. Është ky plani i ndërmarrësit Marc Lore dhe gjithçka do të realizohet sipas projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels. Mediat bëjnë me dije se ideja e sipërmarrësit është që qyteti të ndërtohet në një vend të pabanuar prej 150.000 hektarëve në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Ndërtimi i qytetit të ri në Shtetet e Bashkuara do të vinte standarde të reja globale sa i përket jetës urbane – duke zgjeruar potencialin njerëzor dhe të jetë si shembull për gjeneratat e ardhshme.
Qyteti Telosa do të ndërtohet në pronën e një komuniteti, kurse Lore shpjegon se ekziston një sasi e mjaftueshme e hapësirës së mbuluar me dhe ku do të mund të fillonte ndërtimi i qytetit. Kjo zonë e mbuluar me dhe gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas ekspertëve, do të mund t’i rritej vlera dhe të ketë deri në 5 milionë banorë.
Sipërmarrësi Marc Lore thotë se fokus i tij është që Telosa të jetë qyteti më i qëndrueshëm në botë, dhe për këtë ka shumë rëndësi të ndërtohet si është më së miri dhe të jetë model për gjeneratat e ardhshme, ku do të përdoret teknologjia e fundit.