Një vajzë tetëvjeçare i është bashkuar një programi të lidhur me NASA-n për kërkimin e asteroideve, e cila tashmë ka identifikuar 18 shkëmbinj hapësinorë, sipas familjes së saj.
Nicole Oliveira nga Fortaleza, Brazil, ka zgjuar interesim për hapësirën që kur ishte shumë e vogël. Vetëm tetëvjeçare ajo po njihet tashmë si ‘astronomja më e re në botë’ falë punës së saj me NASA-n, që përfshin gjithashtu ndjekjen e seminareve dhe takimin me figurat e shkencës.
Projekti me të cilin ajo është e përfshirë njihet si ‘Gjuetarët e Asteroideve’ dhe është krijuar për t’i njoftuar të rinjtë me shkencën, duke i ndihmuar ata të bëjnë zbulimet e tyre.
Dhoma e saj është e mbushur me postera të Sistemit Diellor, sipas familjes së saj, me raketa miniaturë dhe figura të Luftës së Yjeve.
Ajo punon nga një kompjuter me dy ekrane të mëdha, ku kalon kohën e lirë duke studiuar imazhet e qiellit të natës të marra nga teleskopët për të kërkuar gurë hapësinorë.
Nicole i tha AFP se ka gjetur 18 asteroidë dhe planifikon t’i emërojë sipas shkencëtarëve brazilianë dhe anëtarëve të familjes.
Mund të duhen disa vjet që 18 zbulimet e saj të konfirmohen si një shkëmb hapësinor, por nëse ato janë, atëherë ajo do të bëhej personi më i ri në botë që do të zbulonte zyrtarisht një asteroid. Ajo do të thyejë një rekord të vendosur nga astronomi amator italian, Luigi Sannino, i cili vuri re dy asteroidë në 1998 dhe 1999 në moshën 18 vjeç. /Motilokal.com