Benefitet e ushtrimeve fizike

Disa nga benefitet e ushtrimeve fizike jane:

1. Ushtrimet mbajne ne kontroll peshen
Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nuk keni nevojë për shumë kohë për ushtrime që çojnë në ulje peshe. Ju mund te ushtroheni cdo dite ne shtepite duke ndjekur programe qe ju instruktojne apo duke ushtruar edhe ushtrime te thjeshta.

2. Ushtrimet ndihmojne ne shendetin tuaj
Pavarësisht peshës suaj, të qenët aktiv rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve të zemrës, diabetit, depresionit, llojeve të ndryshme të kancerit, artritit dhe rrëzimeve.

3. Ushtrimet ju përmirësojnë humorin
Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë. Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

4. Ushtrimet ju bëjnë më energjik
Aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojnë oksigjenin dhe lendet ushqyese në inde dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për punët e përditshme.

5. Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor
Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë, duke rritur cilesine e gjumit tuaj. Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse do të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.

6. Ushtrimet sjellin kënaqësi
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar një kohë të mirë qofte edhe brenda shtëpisë, për t’u angazhuar në aktivitete që ju pëlqejnë.

7. Mund te ndihmoje shendetin e lekures tuaj.
Lekura juaj mund te ndikohet nga sasia e stresit oksidativ ne trupin tuaj, i cili ndodh qe kur mbrojtjet antioksiduese te trupit tuaj nuk e riparojne teresisht demin e krijuar nga radikalet e lira,bejne te mundur qe te rritet stresi oksidativ dhe pasjat e tij ne lekuren tuaj. Ushtrimet rrisin prodhimin e antioksidanteve natyrale te trupit tuaj, te cilat ndihmojn ne mbrojtjen e qelizave.

8. E përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin
Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.

9.Ushtrimet fizike e rrisin vetëbesimin
Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.

10. Efekti i ushtrimit në sjellje.
Ushtrimet fizike përmirësojnë qëndrimin e një personi, karakterizojnë jo vetëm formën e trupit, por edhe funksionin e gjendjes së aparatit motorik. Formimi i qëndrimit të plotë shoqërohet me rritjen e lëvizshmërisë së nyjeve, veçanërisht në nyjet ndërvertebrale. Po aq e rëndësishme është formimi i aparatit neuromuskular të trupit – aftësia e muskujve për t’u çlodhur, tension dhe shtrirë.

Zhvillimi i mirë i muskujve të shpinës është një kusht i rëndësishëm për formimin e qëndrimit të duhur, ka një efekt pozitiv në veprimtarinë e sistemeve të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut. Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur.

Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, por ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë.

Nuk është kurrë shumë vonë për të filluar dhe për ta bërë këtë stërvitje pjesë e rutinës tuaj ditore. Por nëse ju merreni me fitness rregullisht, dhe thjesht e zhvendosët stërvitjen tuaj nga palestra në shtëpi, ne besojmë që do ishte mire të përmirësoni ushtrimet tuaja. Shumë paisje sportive mund të bëhen pjesë e “palestrës” tuaj në shtëpi dhe do ju ndihmojnë duke e bërë stërvitjen tuaj në shtëpi më të lehtë dhe më interesante.

Lajmi i mire është që mund t’i porosisni të gjitha paisjet për stërvitje online këtu :

https://blejmire.com/?category_product=&s=ushtrime&search_posttype=product