Zhytja në shpella nuk është një sport popullor në Shqipëri, megjithëse ka disa shpella të mbushura me ujë të cilat mund t’i eksplorojnë zhytësit.
Viroi, Skotinia dhe Petraniku janë tre shpella nënujore të vendosura në liqenin e Viroit, të cilat ofrojnë një panoramë befasuese dhe një përvojë të pabesueshme.
Liqeni i Viroit ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe thesaret e saj natyrore nënujore nuk janë shënuar kurrë si një atraksion turistik. Është një nga monumentet natyrore të qytetit të Gjirokastrës (një qytet i mbrojtur nga UNESCO), i shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982. Shpella nëntokësore e Viroit ka një thellësi prej 249 metra dhe është e rrethuar nga pisha të egra jashtë.
Mëma e Ujit gjendet 3 kilometra nga qyteti, është një burim karstik me prurje 17 m3/sek, uji buron nga Mali i Gjerë dhe del nga një thellësi e dukshme 5-6 metra. Ka vlera shkencore, hidrologjike, didaktike, sportive dhe turistike.
Vlerat natyrore janë pjesë e rëndësishme në thesarin e vlerave historike, arkitekturore, kulturore dhe kulinarisë së pasur të qytetit të UNESKO-s.