Studiuesit thonë se një orar optimal i gjumit ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00, i lidhur me rrezikun më të ulët nga sëmundjet e zemrës.
Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës u bë duke mbledhur të dhënat e pjesëmarrësve në lidhje me kohën e gjumit dhe zgjimit gjatë shtatë ditëve, duke përdorur një pajisje të ngashme me një orë dore, e cila mbahej vullnetarisht nga njerëzit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata ndoqën atë që ndodhi me vullnetarët për sa i përket shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të gjakut për një mesatare prej gjashtë vjetësh.
Ekspertët thonë se ritmi natyral 24 orësh i trupit është i rëndësishëm për mirëqenien dhe vigjilencën si dhe gjumi i ç’rregullt mund të ndikojë në rritjen e presionit të gjakut.