Kompania italiane përdor energji diellore për të pjekur kokrrat e kafesë

Shumica e ekspertëve pajtohen se çelësi i kafesë së mirë qëndron te mënyra si janë pjekur kokrrat.

Kompania italiane e teknologjisë PuroSole ka zhvilluar një instalim inovativ që është në gjendje të pjekë kokrrat e kafesë me energji të rinovueshme.

Tre bashkëthemeluesit e projektit kaluan pothuajse gjashtë vjet duke zhvilluar një mënyrë efikase për të përdorur energjinë diellore.

Daniele Tommei është një nga bashkëthemeluesit e PuroSole.

Është kafeja, jo koshi rrotullues apo ajri në të që po ngrohim. Është vetë kafeja që nxehet, rrezet e diellit godasin kokrrat, duke i ngrohur ato dhe duke shkaktuar ngrohjen e ajrit që e rrethon, por në thelb pjesa më e ngrohtë e gjithë kësaj është vetë kokrra”, u shpreh Tommei, raporton euronews.

PuroSole synon të ulë në mënyrë drastike koston e impianteve të mëdha termodinamike dhe solli një reflektor të vogël të motorizuar që ata thonë se është plotësisht i mjaftueshëm.

Ne nuk përdorim lëndë djegëse fosile, si gazi apo energjia elektrike. Është e gjitha thjesht dhe drejtpërdrejt energjia diellore që përqendrohet në kokrrën e kafesë, konsumi i energjisë është zero,” – tha inxhinieri elektronik dhe bashkëthemeluesi i PuroSole, Antonio Durbe.

Krijuesit thonë se kursejnë rreth 400 kilogramë CO2 në çdo ton kafe të pjekur dhe thonë se kjo është një çështje e rëndësishme në kohët aktuale.