Një nga modelet e kompjuterit të parë, i krijuar nga themeluesit e Apple, u shit në ankand në SHBA. Kompjuteri Apple-1 u krijua në 1976 nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe disa njerëz të tjerë. Një nga modelet e krijuara me dorë është ofruar nga shtëpia e ankandeve “John Moran Auctioneers”.
Kompjuteri u ofrua me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh dhe pritej të arrinte dy deri në trefishin e çmimit. Oferta përfundimtare ishte 400 mijë dollarë. Ky nuk është çmimi rekord me të cilin është shitur një model Apple-1, sepse në vitin 2014, kompjuteri në ankand arriti çmimin prej 905 mijë dollarë.
Kompjuteri u ble nga një profesor elektronike i cili ia shiti më pas studentit të tij në vitin 1977 për vlerën e 650 Dollarëve. Ky model është një nga 6 modelet të cilat janë të mbështjella me dru Koa, i cili që nga atëherë është bërë më i rrallë dhe më i shtrenjtë.
Ai vjen me një monitor Panasonic, një kopje të manualit bazë, udhëzuesin e funksionimit Apple 1 dhe dy kaseta softueresh. Të përfshira janë gjithashtu edhe tre kabuj origjinal iframeje, rryme dhe kasete.
Ky ankand është publikuar gjithashtu edhe në monitorët e New York Times dhe ka pasur një interesim të lartë. Një variant i tillë i Apple-1 është shitur në vitin 2014 në New York me një çmim prej 905 mijë dollarësh.