Puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore, siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza.
Tek femra nuk duhet te përjashtohet një teprim i androgjeneve kur aknet shoqërohen nga ciklet menstruale jo te rrëgullta, obeziteti, rritja e qimeve te trupit dhe te alopecive. Ndërsa tek mashulli, rritja e këtyre hormoneve mund të jetë motiv aknesh vetëm në disa raste shume te rralla .
Femrat, te cilat pine rregullisht duhan, jane te destinuara qe te kene nje fytyre te papaster dhe te dominuar nga aknet e shumta.
Aknet, ne pergjithesi, jane te pranishme ne fytyrat me yndyre. Nese jane masive ne lekure eshte mire te behet mbjellje e materialit te tyre ne kushte laboratorike, per te pare llojin e bakterieve qe gjenden ne te (zakonisht rezultojne me streptokok) dhe me pas duhet nje terapi me antibiotike per te luftuar infeksionin.
Por aknet jane te pranishme ne fytyre edhe si pasoje e problemeve hormonale. Ne kete rast gjeja e pare qe duhet bere eshte konsultimi me mjekun, sepse eshte e domosdoshme te baraspeshohet niveli i hormoneve ne organizem. Ne asnje menyre nuk keshillohet fondotinta (kremi puder) ne raste te tilla, sepse duke u perpjekur te mbulojme aknet, e veshim lekuren me izolues dhe si pasoje ajo nuk merr oksigjenin e mjaftueshem.
Këshilla
Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lënë shenja të dukshme në lëkurë.
1. Mos ndërhyni me duar te puçrrat ose pikat e zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.
3. Lani duart përpara aplikimit.
4. Dieta, edhe pse nuk provokon aknet, mund te perkeqesoje simptomat:memireatehereteevitosh teprimet e yndyrerave,embelsirerave duke i dhen perparesi perdorimit te frutave dhe perimeve te fresketa, mishit dhe peshkut.
5. Vitaminat A,C e E jane perkujdesesit natyrore per shendetin e lekures: kujtohuni ti keni ne tryezen e ushqimeve, duke ngrene shpesh ftuta dhe perime te fresketa.
Mos harroni te hidratoni epidermiden duke pire shume uje.
Eshte e ndaluar te shtypesh pikat e zeza dhe puçrrat ne lekure, nese nuk i drejtoheni nje specialisti.
6.Te lash fytyren me uje te ngrohte dhe te jesh i ekspozuar shpesh nxehtesive,ngrohesve,diellit: pasi nxehtesia kontribuon ne lirimin e poreve nga seboja me teprice. Dielli ben mire, por duhet te merret me kujdej: nje ekspozim jo i tepruar permireson aknet duke thare lekuren, por nese teprohet merret efekti i kundert sepse epiderma, per mbrojtje,prodhon nje sasi me te madhe seboje.
7.Mos perdorni sapune shume çyndyrues, qe thajne shume lekuren duke stimuluar prodhimin e me shume seboje: duhet te perdorni me shume produkte seborregullues ose lehtesisht neutral, me PH izoepidermik.