Banka Botërore 200 milionë dollarë mbështetje për Ganën në luftën kundër COVID-19

Banka Botërore siguroi 200 milionë dollarë për Ganën për mbështetje emergjente dhe furnizim me vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Bankës Botërore për Ganën, Liberinë dhe Sierra Leonen, Pierre Laporte deklaroi se “Banka Botërore është e lumtur që është angazhuar për t’i siguruar Ganës 200 milionë dollarë për të siguruar urgjenca dhe vaksina kundër COVID-19 në mënyrë që të përshpejtojë rikuperimin ekonomik dhe social në Gana”.

Laporte theksoi se Banka Botërore është e vetëdijshme për vështirësitë e vazhdueshme në qasjen e vaksinave dhe logjistikës ndaj COVID-19 për shkak të sfidave të tregut global të vaksinave.

Ai shtoi se ata do të vazhdojnë të punojnë për të eliminuar pabarazinë në furnizimin me vaksina që prek Ganën dhe vendet e tjera në zhvillim.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se mbështetja e Bankës Botërore do të kontribuojë në parandalimin e qeverisë në përhapjen e COVID-19 dhe për të ringjallur ekonominë e vendit.

Shteti afrikan Gana më parë kishte marrë një hua prej 360 milionë dollarësh nga Banka Botërore si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Në vend deri më tani janë regjistruar 789 viktima dhe 94.493 raste me COVID-19.