Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit. I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë.
“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Washington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.
Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet.
Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.