Shumë shpejt turistët në Amsterdam do të shohin një mjet lundrues, me përmasat e një makine të vogël, që vetëdrejtohet dhe që kalon në heshtje në kanalet e qytetit, duke transportuar pasagjerë ose mallra.
Bëhet fjalë për varkën-robot, një mjet me fuqi elektrike, pjesë e një projekti që mund të ndryshojë përdorimin e rrugëve ujore të qytetit, shkruan euronews.
Sinkron Stephan Van Dijk, Instituti për Zgjidhjet Metropolitane, Amsterdam: Stephan Van Dijk, Instituti për Zgjidhjet Metropolitane thotë se kjo risi vjen kryesisht për shkak se ka mbingarkim të trafikut rrugor, ndërkohë që kanalet ujore janë të pashfrytëzuara.
“Ne kemi një mbingarkim të trafikut rrugor, që po bën rrëmujë në rrugët e vogla. Por në të njëjtën kohë kemi edhe shumë hapësira ujore në kanale që nuk përdoren më për transport, por vetëm nga turistët. Ndaj ne zhvilluam një varkë vetëdrejtuese, autonome, për të ndihmuar qytetin në aspektin logjistik”.
Pas 4 vitesh prova me versione më të vogla dhe ripërcaktime të konceptit, prodhuesit treguan të mërkurën dy produktet e para, të quajtura “Roboats”.