ATK largon nga puna dy zyrtarë për mosrespektim orarit të punës

ATK largon nga puna dy zyrtarë për mosrespekti  m orarit të punës
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se i ka larguar nga puna dy zyrtarë për mos respektim të orarit të punës.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se ky vendim ka ardhur pasverifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik”.

“ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.