Avokati i Popullit raporton në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Avokati i Popullit, Naim Çelaj do të raportojë sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Në mbledhjen e këtij komisioni do të shqyrtohet edhe propozimi për plotësimin e fushëveprimit tё Komisionit.

Takimi do të pasohet me diskutimin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tё promovimit të të drejtave të njeriut.