Ballina E spikatur BELGJIKA DHURON 225.600 VAKSINA KOSOVËS, ARMENISË E GJEORGJINË

BELGJIKA DHURON 225.600 VAKSINA KOSOVËS, ARMENISË E GJEORGJINË

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet belge, të cilat kujtojnë se fillimisht, 168.000 doza të vaksinave AstraZeneca do të dërgohen në Ukrainë.

Ndonëse nuk përmendet ndonjë datë e saktë se kur do të ndodhë kjo, autoritetet përmendin faktin se BE synon të dhurojë të paktën 100 milionë doza deri në fund të vitit dhe se në këtë kontekst kryeministri Alexander De Croo njoftoi se qëllimi i Belgjikës është të dhurojë 4 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Këto 4 milionë vaksina, nga rezervat e blera nga Belgjika nga prodhuesit farmaceutikë, do të ridrejtohen në vendet e treta përmes mekanizmave të ndryshëm, kryesori është nisma COVAX, me ndihmën e UNICEF dhe GAVI. Ky operacion po kryhet në koordinim të ngushtë me autoritetet e ndryshme të përfshira në fushatën e vaksinimit në Belgjikë”,shkruan diplomatie.belgium.be.

Prioritet në ndarjen e vaksinave do të merret parasysh gjendjen shëndetësore dhe kapaciteti i vaksinimit të vendeve.