BKS dhe Policia e Kosovës vizitë në pikën kufitare në Jarinje për të parë fillimin e projektit të mbulimit të policës kufitare

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku me Kap. Bastri Zejnullahu komandantin e Pikës Kufitare Jarinje por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Jarinje, për të parë nga afër fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.