Chelsea e ka mposhtur Villarealin në finale të Superkupës së Evropës, për ta fituar këtë trofe për herë të dytë në histori të klubit.
“Blutë” kanë arritur të triumfojnë kundër Villarrealit vetëm pas penalltive.
Chelsea e filloi mirë ndeshjen ku arriti të shënojë me Hakim Ziyech në minutën e 27-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërkaq në të dytën Villarreali pas shumë rasteve arriti ta barazojë në minutën e 73-të me Gerard Morenon.
Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt prej 90 minutave, ndërsa edhe në vazhdime nuk pati gola, loja u përcaktua nga penalltitë, ku fitues doli Chelsea.