3 faktorët që ndikojnë në sistemin imunitar

Kur punon në mënyrë optimale, sistemi imunitar mund të parandalojë sëmundjen edhe kur jemi të ekspozuar ndaj mikrobeve. Disa faktorë si gjumi, dieta, stresi dhe higjiena mund të ndikojnë në performancën e sistemit imunitar dhe çdo ndërprerje e këtyre sjelljeve mund të sjellë pasoja në funksionimin e tij.

1. Larja e duarve

Studimet tregojnë se vetëm 67% nga 85% e personave që raportojnë se lajnë duart pasi përdorin një tualet publik e kryejnë këtë veprim. Ndërkohë dhe nëse i lani duart, mund të mos jeni duke e bërë siç duhet: Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë 15 sekonda të fërkoni duart me sapun përpara shpëlarjes.

Studimet tregojnë gjithashtu se një përqindje edhe më e vogël raportojnë të lajnë duart pas veprimeve të tjera që rrisin ndjeshëm rrezikun e ekspozimit ndaj mikrobeve si kafshimi i qenit ose maces (42% e njerëzve), përdorimi i parave (27% e njerëzve) dhe kollitja ose teshtitja (39% e njerëzve).

2. Ciklet e gjumit

Sistemi imunitar ndikohet nga ciklet e gjumit. Studimet sugjerojnë se gjatë gjumit ulen nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, i cili ndikon negativisht në funksionimin e sistemit imunitar. Shpesh mund të jetë e vështirë të flesh sa duhet, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara të vitit. Sidoqoftë, 7 orë është minimumi i rekomanduar i gjumit për të rriturit dhe vetëm 40% e këtyre të fundit flenë mesatarisht 6.8 orë gjumë në natë.

3. Vlerat e ushqimeve

Studimet tregojnë se vitaminat C, A, E, B6 dhe B12 dhe mineralet si hekuri dhe zinku janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e funksionit imunitar, të gjitha këto mund të gjenden te frutat dhe perimet. Udhëzimet Dietike rekomandojnë 4.5 porcione me fruta dhe perime në ditë.