Ballina E spikatur Autoritetet amerikane iu bëjn thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen

Autoritetet amerikane iu bëjn thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Thirrja u bë të mërkurën (11 gusht) pasi në spitalet dhe në rajonet ku ka numër të lartë të të infektuarve po vërehet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga COVID-19.

Sipas të dhënave të CDC-së vetëm rreth 23 për qind e shtatzënave kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pavarësisht se ato përballen me rrezikun e komplikimeve të shtatzanisë nga koronavirusi, përfshirë mbase abortin.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kurrë nuk ka pasur më urgjencë për vaksinim pasi po përballemi me variantin Delta, i cili është shumë më i transmetueshëm dhe po shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara”, tha drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky, përmes një deklarate, transmeton AP.

Më parë agjencia amerikane kishte inkurajuar gratë shtatzëna që të merrnin parasysh vaksinimin, por nuk kishte bërë thirrje të prerë për vaksinim.