ATLETJA E NJOHUR I BASHKOHET LDK’SË PËR GARËN NË PRISHTINË

​​​​​​​Atletja Vjosa Rrahmani i është bashkuar degës së LDK-së në Prishtinë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, derisa përkujtoi të arriturat sportive të Rrahmanit në “bodybuilding”.

“Sot, së bashku me Përparimin, i uruam mirëseardhje kampiones Vjosa Rrahmanit, në rrugëtimin e saj politik drejt asamblesë për Prishtinë. Vjosën e njohim të gjithë si një atlete ndërkombëtare, një ndër sportistet më të sukseshme shqiptare në bodybuilding, si fituese e 3 medaljeve të arta, në garimet ndërkombëtare, e si ish nënkryetare e Federatës së Bodybuildingut në Kosovë. Ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme botërore”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.