VV-ja e zyrtarizon kandidaturën e Mimoza Kusarit për kryetare të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidaturën e Mimoza Kusarit për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Këtë, kjo parti e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në njoftim.

“Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna”, thuhet tutje në shkrimin e VV-së.

Tutje, aty u bëhet thirrje qytetarëve që me 17 tetor të dalin për të votuar në zgjedhjet lokale.