Ballina E spikatur Dardanët u rikthehen stërvitjeve

Dardanët u rikthehen stërvitjeve

Pas fitores së parë në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Challandes ka pasur në dispozicion 13 futbollistë, ata të cilët nuk luajtën fare në ndeshjen e mbrëmshme dhe ata që u aktivizuan si zëvendësues, teksa lojtarët e tjerë patën rigjenerim në hotel.

Gjatë kësaj seance, Dardanët punuan me intensitet në disa segmente të lojës, teksa fitorja e arritur në Batumi ka bërë që edhe atmosfera në ekip të jetë shumë e mirë dhe entuziaste. Tani vetëbesimi brenda ekipit është edhe më i madh dhe të gjithë besojnë se paraqitja e mirë do të vazhdojë edhe në sfidën me grekët.

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, në orën 19:30