Cristiano Ronaldo duket pranë largimit nga Juventus, dhe pranë kalimit tek Manchester City, raportojnë mediumet më të mëdha botërore.
Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, Manchester City tashmë ka një marrëveshje me Jorge Mendes për kushtet personale me Cristiano Ronaldon.
Ndërkohë gazetari portugez, Gonçalo Lopes ka raportuar se tani transferimi i Ronaldos tek Manchester City është e kryer. Këtë ai e ka konfirmuar nëpërmjet një ‘tweeti’ të tij.
Sipas këtij gazetari, Cristiano tashmë ka biseduar me Guardiolan, dhe gjithçka është në duart e agjentit të tij Mendes dhe Juventusit, për të gjetur konsensusin e largimit të portugezit në drejtim të klubit anglez.
Juventus po dëshiron që se paku të përfitoj rreth 30 milion euro për largimin e portugezit, megjithatë kjo mbetet të shihet në vazhdim nëse klubi anglez do të bëj një ofertë apo ekipi italian ta lirojë pa para portugezin.