Vedat Muriqi nuk dëshiron të largohet nga Lazio dhe po punon fort për të bindur Maurizio Sarrin. Sulmuesi nga Prizreni hasi vështirësi të shumta në sezonin e parë në Serie A dhe deri tani nuk i ka justifikuar milionat që Igli Tare pagoi për të.
AS shkruan se në LaLiga po e kërkon Valencia. Gjashtë herë kampionët e Spanjës e pëlqejnë bomberin dardan dhe kërkojnë ta marrin në huazim të pastër, por Lazio pranon vetëm nëse shtohet opsioni i blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.
Për Muriqin ka interesim edhe nga Gjermania. Dy klube të Bundesliga duan shërbimet e tij: Eintracht Frankfurt dhe M’Gladbach. Njëri mes lojtarit të Kosovës dhe Caicedos do të largohet nga Lazio, teksa fjala e fundit i takon trajnerit Sarri.