Sunday, June 26, 2022
Ballina E spikatur FAQJA E UEFA-S REKLAMON ‘ARENËN KOMBËTARE’

FAQJA E UEFA-S REKLAMON ‘ARENËN KOMBËTARE’

 

Ndeshja e parë, ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 të luajtur në orën 20:45 mes Kombëtare së Shqipërisë dhe Francës, e cila u fitua 2-0 nga mysafirët.

Megjithatë, bukuria arkitektonike dhe kushtet e mira në stadium bënë që ‘Arena Kombëtare’ të vlerësohet lartë.

Drejtuesit e UEFA-s vendosen ta zgjedhin stadiumin kombëtar shqiptar si organizator të finales së parë të garës më të re evropiane, Liga e Konferencë.

Dhe pikërisht për këtë shkak, faqja zyrtare e Ligës së Evropës e ka reklamuar ‘Arenën Kombëtare’ dhe ka pyetur tifozët nëse e din ku gjendet.

Kjo Arenë Kombëtare do të organizojë finalen e parë të Ligës së Konferencës më 25 maj … Por KU është?”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.

Ndryshe, stadiumi ka një kapacitet prej 22,500 vendesh që përbëjnë stadiumin më të madh në Shqipëri.