Ballina E spikatur FINALJA E COPA AMERICA LUHET ME TIFOZË

FINALJA E COPA AMERICA LUHET ME TIFOZË

Më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur nga Brazili, atje ku po mbahet Copa America.

Edhe pse tanimë është në fundin e saj ku ka mbetur të zhvillohen edhe dy ndeshjet, finalja dhe vendi i tretë, ka ardhur vendimi për lejimin e tifozëve.

Deri më tani gara është zhvilluar me dyer të mbyllura, por për ndeshjen finale do të ketë tifozë të pranishëm në stadium.

Pas kërkesave të shumta, autoritetet e Rio De Janieros kanë miratuar praninë e tifozëve në masën 10% të kapacitetet të stadiumit, ose përkthyer në numra, 5500 tifozë gjithsej.

Kështu 2200 bileta janë vënë në dispozicion për tifozët argjentinas që jetojnë në Brazil, ndërsa 3300 të tjera do të shiten për tifozët brazilianë.

Por për tu futur në stadiumin legjendar ‘Maracana’, tifozët duhet të kenë një test negativ për COVID-19.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë, pasi pritet një finale spektakolare më 11 korrik në ora 02:00 pas mesnatës.