Gjatë ditës së hënë, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bërë një aksion ku i kanë shpërndarë maska qytetarëve për mbrojtje ndaj COVID-19.
Në disa foto të bërë nga fotografi Marjan Komani, shihen pjesëtarët e FSK-së në qytetin e Fushë Kosovës duke i dhuruar maska edhe qytetarëve që janë në makinë.
Ky aktivitet po zhvillohet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për mbrojtje nga virusi COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Bartja e maskës vazhdon të jetë obligative për qytetarët, përveç në rastet e ecjes në ambient të jashtëm vetëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm.