Fundjava sjell mijëra bashkatdhetarë në Kosovë

Shumë bashkatdhetarë kanë arritur sot në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës, përmes aeroplanëve që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sezoni i pushimeve verore si duket po fillon këtë fundjavë, pas më shumë se një viti prej, kur bashkatdhetarët nuk patën mundësi të vijnë në vendin e tyre për shkak të pandemisë.

Me rënien e rasteve me COVID-19 dhe fillimin e vaksinimit masiv, duket ky vit do të jetë shumë më ndryshe për të gjithë.

Rreth dhjetë aeroplanë tashmë kanë ateruar në aeroport. Ndërkaq, një numër i madh i qytetarëve kanë dalë të presin familjarët e tyre, që kanë ardhur në Kosovë.